Sfida e shumëpritur e javës së 12-ë të Kategorisë së Parë midis Vllaznisë dhe Dinamos do të transmetohet direkt në ekranin e Radiotelevizionit Publik Shqiptar.

Lajmi e ka dhënë RTSH Sport në një postim të fundit në Facebook, ku bën me dije se ndeshja do të jepet direkt në dy kanalet RTSH Sport dhe RTSH 1.

Ne fakt, i njejti njoftim u pat bere edhe javen e kaluar per ndeshjen Vllaznia- Burreli por duket se RTSH pati probleme ne tramsetim dhe ndeshje nuk u dha “live”, por eshte ritransmetuar dy dite me vone.

Shkodranet shpresojne qe te mos ndodhe keshtu edhe neser. Vertete ata kohet e fundit i kane braktisur stadiumet ngaqe vllaznia ka rene nga Superlige, por kjo nuk do te thote se nuk e ndjekin skuadren e tyre te zemres.

Ne njoftim e RTSH thuhet se transmetimi do te nise ne oren 13.30 por ndeshja ne fakt starton ne oren 14.00.