Sulmuesi i Partizanit Rubin Hebaj ishte i ftuar në emisionin “Pop Culture” të Top-Channel ku foli për shumë çështje.
I pyetur për të ardhmen e tij, futbollisti shkodran bëri me dije se nëse Partizani nuk aktivizon blerjen e lojtarit nga marrëveshaj e huazimit nga ekipi slloven Domzale, ai do të largohet nga kampionët e Shqipërisë.
“E ardhmja e Hebajt pas këtij sezoni:Nuk e di të them të drejtën. Këtu te Partizani jam në huazim. Kam dhe një vit kontratë me Domzhalen në Slloveni. Tani do shoh sa të fillojë merkato.
Partizani ka të drejtë të aplikojë të drejtën e blerjes së kartonit. Në rast se jo, atëherë do kthehem në Slloveni e do vazhdoj atje”, bëri me dije lojtari i të kuqve./newsport/