Teuta ka marrë mbrëmjen e kësaj të premteje, për herë të parë fitoren e dytë radhazi në këtë sezon, duke mundur me rezultatin 4-1 Kukësin, ndërsa një javë më parë fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Dinamos. Teksa “verilindorët” nga ana tjetër numërojnë ndeshjen e tetë pa fitore, duke humbur kështu edhe një pozicion, pasi në takimet e raundit të 31-të Partizani kaloi në vendin e tretë, duke zbritur në të katërtin ekipin e Diego Longos.

E gjithë ndeshja është dominuar nga ekipi i “Djemve të Detit”, ndërsa pjesën e parë skuadra e trajnerit Renato Arapi e mbylli me barazimin 1-1. Goli i parë në këtë sfidë u realizua nga Rubin Hebaj në minutën e 11’, që ishte edhe goditja e parë në portë për të dyja ekipet. Kukësi barazoi në minutën e 36’ me Mustën, duke e mbyllur në paqe këtë fraksion.

Ndërsa në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 52’ Hebaj do të shënonte golin e dytë për Teutën, por edhe golin e dytë personal të kësaj sfide. Teksa në minutën e 67’ do të ishte Klejdi Daci ai që do të shënonte në portën e Xhikës. Ish-i i Kukësit ndëshkoi kështu skuadrën nga e cila u largua në janar.

Megjithatë ekipi durrsak dhe Hebaj nuk u ndalën me kaq, pas një penalltie të fituar nga Gruda nga një ndërhyrje e gabuar nga ana e Gligorov, lojtari shkodran mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe realizoi “poker” në të 84’ për “Djemtë e Detit” dhe Hat-trick.

Pas këtij takimi Kukësi renditet në vend të katërt të Abissnet Superiore me 46 pikë po aq sa edhe Partizani e per kete arsye, neser Vllaznia e ka per detyre te fitoje ndaj Skenderbeut dhe te shkoje vetem nje pike larg ketyre dy skuadrave rivale per ne Europe.