Boksieri shkodran Kristian Demaj arrin nje tjeter fitore ne boksin profesionist. Brenda shtate ditesh, ai ka arritur te fitoje dy here dhe padyshim qe kjo eshte nje nisje e shkelqyer e karrieres se tij ne kete lloj boksi.

Edhe sonte, ne perballjen e tij te dyte ne Gjermani, Demaj ka treguar vlera te larta dhe ka arritur te fitoje ndaj kundershtarit te tij Michael Klempert.

Takimi ka qene shume i forte por ne fund gjyqtaria i ka dhene me pike fitoren boksierit nga Shqiperia. Ne fakt gjate raundit te dyte eshte dukur sikur ndeshja do te nderpritej pasi Demaj e ka kaluar kundershtarin ne gjendje te veshtire por ka qene fundi i raundit dhe Klempert ka shpetuar nga renia e gongut.

Gjithsesi ne fund, arbitri i ringut i ka ngritur atij doren lart si fitues. Demaj ne kete menyre i ka bere nje nisje te shkelqyer karrieres ne profesionizem. Pasi eshte shpallur 8 here kampion i Shqiperise ne boksin amator, tashme ne Gjermani ka nisur nje karriere te re qe ka startuar ne menyre te shkelqyer.

Dy ndeshje, dy fitore, nuk ka ku shkon me bukur per kete boksier qe padyshim do te na gezoje me te tjera suksese edhe ne te ardhmen.
www.shkodrasport.com