HomeKRYESORERudi Vata: Asnjëherë nuk kam thënë se djali im nuk do të...

Rudi Vata: Asnjëherë nuk kam thënë se djali im nuk do të luajë për Shqipërinë

Pavaresisht ndonje deklarate te perhapur ne media, Rudi Vata ka konfirmuar faktin se asnjehere nuk ka deklaruar qe djali i tij Rocco nuk do te luaje per Shqiperine.

Ne nje lidhje direkte me emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel, ish- kapiteni i kombetares shqiptare ka deklaruar: “Nuk e di si jane perhapur lajme te tilla. Kam dhene vetem nje interviste per nje media irlandeze ku kam shpjeguar dhe arsyet pse djali im zgjodhi kombetaren e ketij vendi.

Nuk kam thene dhe nuk do ta them asnjehere nje gje te tille, do te isha i lumtur nese djali im nje dite do te luante per kombetaren shqiptare, ashtu siç kam bere edhe une.

Deri ne keto momente asnje person pergjegjes nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk me ka kontaktuar per te me pyetur nese djali im ka deshire te luaje me Shqiperine”- ka thene Vata.

Por nderkohe, moderatori Gasper Marku e ka informuar ne lidhje me deklaraten e Sulejman Memes qe ka deklaruar se dyert e kombetares kuqezi jane te hapura per Roccon, dhe Rudi ka shtuar: “Deri me tani askush nuk me ka kontaktuar. Nuk kam ndonje pritshmeri per kete gje, e kam mesuar djalin qe ashtu si ja kam dale vete, te luftoje edhe ai per te arritur me te miren ne karrieren e tij”.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments