Ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata, analizoi për Report TV, paraqitjen e kombëtares kundër Anglisë, duke thënë fillimisht se djemtë dhanë maksiumin dhe ishin dinjitoz në fushë e blertë. Megjithatë ish-futbollisti i Celtic thotë se ambienti kuqezi tanimë duhet të rrisë nivelin dhe të mos mjaftohet me ‘humbje dinjitoze’, por të kërkojë diçka më shumë nga rivalët e mëdhenj. Sipas tij mentaliteti në federatë nuk është i duhuri.
“Humbja është humbje dhe kur s’e meriton ndonjëherë e merr, por kampionët marrin goditje dhe ecin para. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet. Është një grup njerëzish që janë super të kënaqur me kaq sa është arritur, por jeta ka ecur dhe këto humbjet me dinjitet nuk duhen pompuar shumë,”-tha ai.
Sipas Rudi Vatës arritje në ‘play-off’ është një hap i madh për kombëtaren, diçka të cilën as ai nuk e priste, ndërsa tani kërkon që lojtarët të jetojnë për ndeshjet e muajit mars.
‘Play-off’ është arritje e madhe sepse vetë unë s’e kam menduar se do ta mundim Serbinë. Çdo futbollist ka përgjegjësi të madhe që nga tani deri në mars, kur është ‘play-offi’, duhet me punu, me ngrënë, me pi, me fletë, me jetu për futbollin dhe vetëm për futbollin,”-tha Vata.
Shorti për ‘play-off’ të Botërorit do të hidhet të enjten e 20 nëntorit.







