Barcelona po mendon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk do të mungojnë as largimet nga klubi prej “Camp Nou”.

Mediumi britanik “Daily Mail” raporton se dy futbollistë i kanë valixhet gati për t’u larguar nga Katalunia në muajin që po vjen.Bëhet fjalë për Marcos Alonson dhe Sergi Roberton.

Dy mbrojtësve do t’ju skadojnë kontratat në verën e ardhshme, por që ata pritet të largohen nga “Blaugrana” qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi gjiganti katalunas po synon të nxjerrë sadopak para nga shitja e tyre e parakohshme, para se të largohen pa para si lojtarë të lirë gjatë verës.

Interesim për dyshen thuhet se ka shfaqur Atletico Madridi.Ish-mbrojtësi i Fiorentinës dhe i Chelseat nuk kishte hapësirë në këtë sezon në ekipin e Xavi Hernandezit pasi ka luajtur në kampionat për vetëm 10 minuta.

Ndërkaq, lojtari i krahut të djathtë spanjoll i numëron 5 paraqitje, prej tyre vetëm tri në ligë.