Katër humbje në kampionat për Flamurtarin dhe vlonjatët në fakt e rikonfirmuar momentin shumë të keq që po kalojnë edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Veleçikut. Vlonjatët u mundëm 2-3 në “Reshit Rusi” dhe ndonëse në pamje të parë është një rezultat shqetësues, trajneri i tyre Dritan Sadetini e thotë hapur se askush në Vlorë nuk e ka mendjen tek kupa por tek kampionati.

“Faktikisht ne e kishim vlerësuar ndeshjen, pavarësisht se ekipin bazë e kishim lënë në Vlorë duke u përgatitur për ndeshjen e kampionatit. Erdhëm në Shkodër me djem të rinj dhe pavarësisht se humbëm bëmë një paraqitje të mirë dhe të dyja skuadrat bënë një paraqitje dinjitoze”- ka thene numri 1 i pankines vlonjate.

Humbja sigurisht që nuk ishte gjë e mirë në këtë ndeshje dhe natyrisht që Flamurtari do t’i kushtojë rëndësi ndeshjes së kthimit, por kuptohet që mendja gjithmonë është në kampionat. Jemi në një gjendje të vështirë por besoj se dita- ditës, me punë, mendoj t’i kalojmë të gjitha vështirësitë. Ne shohim vetëm ndeshjen e rradhës dhe shpresojmë të fillojmë të marrim pikë”- ka deklaruar trajneri Sadetini.
www.shkodrasport.com