Ish- futbollisti i njohur i Vllaznise dhe njekohesisht edhe trajneri i saj, Safet Osja, prej dites se djeshme ka marre persiper nje detyre te re.

Ai deri ne fillim te qershorit ka qene pjese e stafit te ekipit te Vllaznise, por me pas ka kerkuar qe te mos vazhdoje me te punoje me te, per arsye qe ne fakt asnjehere nuk i beri te ditura. Megjithate Osja nuk do te jete larg futbollit.

Siç kemi bere te ditur pak dite me pare, ai eshte bere pjese e Akademise “Basania” dhe prej dites se djeshme ka nisur punen me te.

Atij i eshte besuar drejtimi i ekipit U13 te kesaj Akademie. Duket se ka qene vete deshira e Osjes per te punuar me kete moshe dhe ne fakt, drejtuesit e kane perkrahur sepse gjithmone eshte thene se trajneret me te mire duhet te punojne tek moshat e vogla, aty ku hidhen hapat e pare te nje futbollisti.

Dhe Osja natyrisht qe do te kete se çfare t’u mesoje ketyre femijeve. Pervoja e tij e madhe si futbollist, por edhe ajo e viteve te fundit si trajner, do te vihet ne sherbim te kesaj Akademie e cila ndonese ka nje vit qe eshte krijuar, po ecen shume perpara.

Fakti qe ka perfshire se fundi ne rradhet e saj edhe nje emer te tille si Safet Osja, padyshim qe ia shton edhe me shume vlerat asaj./SHKODRA-SPORT.COM/