Prej 4 muajsh ka qene krahu i djathte i Hasan Likes dhe sebashku kane bere nje pune te mire tek Vllaznia. Safet Osja nga dita e sotme ka marre persiper drejtimin e ekipit pas largimit te kolegut te tij dhe do ta beje kete gje derisa klubi te vendose perfundimisht se kush do te jete “timonieri” i kuqebluve.

Vete Osja ne nje prononcim per “sportekspres.com” nuk ka patur deshire te ndalet tek vetja, por ka permendur ecurine qe ka patur skuadra gjate kesaj periudhe dhe per kete ka deklaruar:

“Vllaznia ka zhvilluar 20 ndeshje të mira me Hasan Likën trajner dhe nën drejtimin e tij ne kryesojmë pa asnjë lëkundje Grupin A. Por në çdo ndeshje, veç tri pikëve, objektiv ne kemi patur edhe përzgjedhjen e futbollistëve që garantojnë për sezonin e ardhshëm. Vllaznia thuajse e ka garantuar Superioren”.

Më tej ai ka folur edhe per takimin e ardhshem per te cilin shton: “Jemi në përgatitjet për ndeshjen e radhës me Besëlidhjen, ku tri pikët janë detyrim për skuadrën tonë. Ne do ta konsolidojmë më shumë kreun e grupit e deri në fund do të bëjmë një garë të ndershme”.
© shkodrasport.com