Friday, March 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESafet Osja: Vllaznia aktualisht ka ekipin më të mirë në Superiore

Safet Osja: Vllaznia aktualisht ka ekipin më të mirë në Superiore

Një nga kampionët e fundit të Vllaznisë, Safet Osja ka folur për “Panorama Sport”. Ish-mesfushori është ndalur tek ecuria e fundit të kuqebluve, teksa shprehet se tani do vijë momenti më i vështirë i kampionatit. Por, ai ka besim se ky do jetë sezoni i Vllaznisë dhe se kuqeblutë do rikthejnë titullin pas 25 vitesh mungesë.

Shkodrani ndalet edhe tek edicioni 2020-21, ku ishte zëvendëstrajner i skuadrës në atë periudhë, duke theksuar se ende nuk e besoj se si u humb ai kampionat. Ndërsa po ashtu vlerëson figurat e Martinit dhe Sinanit, si dy personazhe që mund ta dërgojnë skuadrën drejt sukseseve finale.

Osja, një Vllazni me ecuri të shkëlqyer në vitin 2026 apo jo?

Mund të them se skuadra tani po gëzon një formë maksimale, tashmë gjithçka duket në perfeksion. Madje edhe kur ekipi nuk luan në mënyrën më të mirë të mundshme, sërish është i aftë për të marrë rezultate pozitive dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë pikë të sezonit. I shoh të karikuar psikologjikisht dhe që besojnë shumë në forcat e tyre, por edhe të fokusuar. Duke mos u “dehur” nga momenti aktual, por duke shikuar përpara për akoma më shumë pëmirësim. Them se e kaluan momentin e vështirë, ku treguan karakter e këtë e bëjnë vetëm ekipet e mëdha e cilësore.

Ishit shumë afër titullit në sezonin 2020-21, ku ishe pjesë e stafit, ç’ndodhi atë edicion?

Ende nuk e besojmë se si e humbëm atë titull, ishim 11 pikë të shkëputur në muajin janar me sa mbaj mend. Pastaj patëm një fazë të tretë shumë negative e në fund e humbë kampionatin nga golavarazhi. Për mua personalisht është ende një peng sepse ishim aq afër dhe uroj që Vllaznia të ketë nxjerrë mësime nga e shkuara. E ata të reflektohen tashmë në këtë edicion, që shpresoj të “lajë” “mëkatet” edhe të edicionit 2020-21 (qesh).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments