Vllaznia e sivjetme ka ringjallur kujtimet e asaj të para 20 viteve kur shpallej për herë të fundit kampione e Shqipërisë. Njëri prej pjestarëve të asaj skuadre ka qenë edhe Saimir Patushi i cili duket optimist edhe për këtë të këtij sezoni.
Gjatë prononcimit të saj në emisionin “Ora Sport” ish- mesfushori i njohur e ka thënë qartë se gara duket se do të jetë vetëm se kush do të jetë zërë vendin e dytë sepse i pari i takon Vllaznisë.
“Ky kampionat duket se nuk do të ketë shumë supriza. Nga çfarë po shikojmë, gara po bëhet se kush do të jetë në vendin e dytë sepse Vllaznia vështirë ta lëshojë vendin e parë. Ajo po bën shumë mirë gjatë gjithë kampionatit dhe po e ruan distancën e saj me ndjekëset.
Ajo po arrin ta ruajë distancën prej 9 pikësh me ekipet e tjera që në fakt vetëm bëjnë llogari, por kalon një javë, kalojnë dy javë, kalojnë tre javë dhe situata është e njëjta dhe Vllaznia vetëm duhet përshëndetur për kampionatin që po bën.
Tirana, Partizani dhe Kukësi e kanë humbur ritmin. Këta ekipet që duan të rivalizojnë Vllazninë, duhet të mendojnë si ta fitojnë ndeshjen dhe jo të pozicionohen në fushë dhe të mendojnë të marrim, ç’të marrim”./SHKODRA-SPORT.COM/