“Hala Znicz” Pruszkow, Poloni, 18 janar 2013 – Në eleminatoret e Ligës Botërore të Boksit Profesionist me ekipe në grupin “A” u ndeshën “Hussars” e Polonisë dhe “Guerreros” e Mexikës. Fitoi ekipi polak me rrezultatin 3-2 duke bërë një hap që mund ta çojë drejtë kalimit në finale. Në ekipin meksikan konkuronte dhe një shqiptar – Cristian Demaj, 21 vjeç. Shkodrani ka konkuruar në peshën 80-85 kg dhe ka patur përballë bjelorusin me experience , Sergey Kuzmin. Bjelorusi ka krijuar qe në fillim një taktikë boksimi që e ka mbajtur atë në një farë epërsie.


Për shqiptarin Demaj që përfaqeson ekipin meksikan “Guerros” LUFTËTARËT, ishte ndeshja e parë debutuese në këtë nivel . Paraqitja e tijë ka qenë premtuese pasi ekipi polak ka lutuar fort se ishte mundur nga meksikanët në ndeshjen udhëtuese. Të tre gjyqtarët ikanë akorduar fitoren bjellorusit të ekipit polak pas 5 seteve me rrezultatet 49-46, 48-47 dhe 49-46. Ekipi meksikan “Luftëtarët” do të presin në Foro Palanco ekipin e Argjentinës “Condors” më 1 shkurt. Ndeshjen e pare meksikanët e kanë fituar në Argjentinë 4-1. Besojmë se 21 vjeçari shqiptar Kristian Demaj do të aktivizohet për një rrezultat më të mirë. Trajneri meksikan, Françisko Bonilla ka arritur me boksieret e ekipit të tijë të arrijë disa suksese ndërkombëtare duke filluar me një medalje bronzi ne olimpiadën e Sidneit 2000 (me Cristian Bejarano). Ndoshta dhe Kristian “shkodrani” do të arijë ndonjë të tillë.
Enver Tonuzi