Liverpuli u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke triumfuar në derbin ndaj Evertonit për të mbajtur hapin e skuadrave pretendente për titullin.
Derbi si gjithmonë është një nga sfidat më të përjetuara ku gabimet kushtojnë shtrenjtë dhe kështu mund të thuhet për ato të Eshli Jang, i cili u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në pjesën e parë dhe la skuadrën me 10 lojtarë që në minutën e 37. Kjo ia bëri më të thjeshtë lojën Liverpulit që dominoi e krijoi raste të njëpasnjëshme.
Megjithatë, për të thyer mbrojtjen e Evertonit u desh një penallti e Salah në minutën e 75 të ndeshjes.
Kjo ia bëri më të thjeshtë administrimin e minutave të mbetura Liverpulit, që vulosi suksesin 2-0 në shtesën e takimit, përsëri me anë të Salah, i cili po bëhet përsëri protagonist në këtë sezon në garën për “Këpucën e Artë” me 7 gola e 4 asiste.