Salah tregon edhe njëherë se është i veçantë nga futbollistët e tjerë. Ndërkohë që të gjithë bashkë lojtarët e tij janë duke kaluar pushimet në vendet më luksoze,

Mohamed Salah ka vendosur që këtë periudhë ta shfrytëzojë për të ndenjur afër të afërmve të tij. Egjiptiani ndodhet në vendlindjen ku është përshëndetur me të gjithë vendasit atje.

27-vjeçari ecën në rrugë si një person i thjeshtë dhe modest. Gjithashtu ai përshëndetet me fshatarët e tij , ku dhuron dhe shuma të caktuara parash për njerëzit në nevojë të fshatit të tij.

Salah e mbylli sezonin me Liverpul duke fituar Ligën ë Kampionëve. Ai ishte një nga lojtarët kyç të “The Reds” i cili dha kontributin e tij në fitimin e kupës me veshë të mëdhenj.

Për egjiptianin pati interes edhe nga skuadrat  më të mëdha të Europës por ai vendosi të qëndrojë tek Liverpuli.