Mohamed Salah nuk luajti asnjë minutë në barazimin dramatik sot të Liverpool në transfertën ndaj Leeds. Pas ndeshjes, në një intervistë për TV 2 Sport, Mohamed Salah, ka reaguar për herë të parë për këtë situatë të javëve të fundit, ku ai po “ngroh” stolin, pasi nuk preferohet më nga trajneri Arne Slot.
“Nuk është e pranueshme për mua. Nuk e di pse po më ndodh kjo mua. Nuk e kuptoj. Kam bërë kaq shumë për këtë klub. Nuk kam pse të luftoj çdo ditë për pozicionin tim sepse e kam merituar. Nuk jam më i madh se askush, por nuk e meritoj këtë trajtim”, tha Salah.
“E kam thënë shumë herë më parë, isha në marrëdhënie të mirë me Arne Slot, por pastaj papritmas marrëdhënia jonë u prish. Nuk e di pse. Mendoj se dikush nuk më do në klub. Klubi më bëri shumë premtime kur ma zgjati kontratën, por asnjëra prej tyre nuk është përmbushur deri më tani.
Kohët e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm të egjiptianit që në merkaton e janarit. Destinacioni i ri me shumë mundësi pritet të jetë Arabia Saudite.















