Federata Egjiptiane e Futbollit i ka dhënë pushim javën e ardhshme sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

Salah është grumbulluar në skuadrën e Rui Vitoria për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës në shtëpi kundër Etiopisë të premten.

Por Salah i është thënë se mund të marrë një javë pushim dhe të kthehet në kohë për miqësoren e 12 shtatorit kundër Tunizisë, thotë The Sun.

Sugjerohet se Egjipti e ka lënë pushim Salah në mënyrë që ai të marrë në konsideratë një ofertë 3-vjeçare prej 200 milionë eurosh në sezon nga Al-Ittihad.

Sauditët kanë bërë një ofertë prej 150 milionë sterlinash javën e kaluar për Salah, por që është refuzuar nga Liverpool-i, por gjërat mund të ndryshojnë nëse sulmuesi kërkon transferimin./telesport/