Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi vazhdon të shënojë në kampionatin austriak të futbollit. Këtë gjë e ka bërë edhe në ndeshjen e së premtes, atë të vlefshme për javën e tretë të këtij kampionati teksa ka shënuar një dygolësh duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë me rezultatin 3-2. Ndeshja është luajtur në transfertë, pikërisht në fushën e Austria Listenau. 

Kanë qenë vendasit që kanë shënuar të parët por pa kaluar shumë minuta, Salihi pasi ka ndjekur një top të ardhur nga e majta, ka gjuajtur saktë duke barazuar shifrat në 1 me 1. Ndërkohë në minutën e 25-të, skuadra e shkodranit ka fituar të drejtën e një 11-metërshi dhe atë ia kanë ngarkuar ta gjuante pikërisht ai.Ish- sulmuesi I kombëtares shqiptare nuk ka gabuar nga pika e bardhë duke shënuar golin e avantazhit. Ky gol I ka dhënë qetësinë ekipin r Nojshtad që më pas ka shënuar edhe një gol të tretë. Shkodrani është zëvendësuar nga ana e trajnerit në minutën e 70-të dhe në momentin e zëvendësimit ka marrë duartrokitjet e shokëve të ekipit por edhe përgëzimet e stafit teknik. Ai po rezulton deçiziv në këto javë të para të kampionatit të kategorisë së dytë të Austrisë teksa në tre ndeshje të zhvilluara, ka arritur të shënojë tre gola duke qenë njëkohësisht një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit. Një tregues ky që vërteton më së miri faktin se Hamdi Salihi nuk e harron kollaj vesin e tij të shënimit të golave në portat kundërshtare. Golat e tij kanë ndihmuar ekipin, pjesë e të cilit ai është që të fitojë të tre ndeshjet e deritanishme dhe për rrjedhojë Vainer Nojshtad është në krye të renditje me 9 pikë të plota. Një nisje e shkëlqyer e kampionatit, çka e bën atë pretendente për t’u ngjitur në Superligë dhe nëse Salihi vazhdon të shënojë me të njëjtin ritëm, ky objektiv është plotësisht I arritshëm.

© shkodrasport.com