HomeSHKODRANET NEPER BOTESalihi tjetër gol sot në Champions të Azisë por Jiangsu eliminohet

Salihi tjetër gol sot në Champions të Azisë por Jiangsu eliminohet

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka shënuar sërish për skuadrën e tij kineze Jiangsu Sainty në ndeshjen e luajtur sot ndaj japonezëve të Vegalta Sendai, ndeshje kjo e vlefshme për Champions Leaguen e Azisë. Skuadra e shkodranit ndonëse ka luajtur në transfertë, ka arritur të fitojë 2-1 dhe Salihi ka bërë një paraqitje shumë të mirë edhe në këtë ndeshje. Ai ka arritur të godasë edhe traversën, madje të shënojë edhe golin e fitores në minutën e 62-të të ndeshjes, një gol ky i shkëlqyer prej tij. Me fitoren e sotme, Jiangsu Sainty u ngjit në kuotën e 7 pikëve duke mbajtur vendin e tretë në grup dhe nuk ka mundur të kalojë dot në turin tjetër të këtij kompeticioni ngaqë skuadra e vendit të dytë, ajo tajlandeze e Buriram United ka patur një golaverazh më të mirë (6-6) ndërsa ajo japoneze (5-10).

Në këtë mënyrë, kinezët e Jiangsu janë të detyruar të heqin dorë nga vazhdimi i mëtejshëm i garës në këtë kompeticion të rëndësishëm. Por megjithatë Salihi ka dhënë një kontribut jo të vogël në këto ndeshje teksa ai ka shënuar dy nga pesë golat e skuadrës së tij në ndeshjet në grup. Ai është sulmuesi kryesor dhe po e justifikon plotësisht shpenzimin financiar që drejtuesit e klubit kanë bërë për marrjen e tij nga amerikanët e DC United.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments