Prania e tij ne stadium duket se i sjell fat Vllaznise. Te merkuren qe shkoi ka udhetuar drejt Elbasanit sebashku me muzikantin tjeter Klinsman Llazani per te ndjekur ndeshjen ndaj Kukesit, pikerisht atehere kur askush ndoshta ne Shkoder nuk besonte tek nje rezultat pozitiv i ekipit shkodran.

Por kengetari i mirenjohur, Mjeshtri i Madh Bujar Qamili, ishte ne stadium dhe u kenaq nga barazimi ndaj kukesianeve. Dje nderkohe, ndonese dyert e “Loro Boriçit” ishin te mbyllura, ai serish ishte ne stadium, por kete here ne tribunen e gazetareve per te ndjekur e mbeshtetur Vllaznine e tij.

Pas ndeshjes duke folur per “Shkodra Sport” per kete takim, Bujar Qamili do te thoshte: “Nje fitore me shume vlere per Vllaznine. Jane tre pike qe do te na ndihmojne te kemi nje ecuri me te mire ne ndeshjet e ardhshme. Ndoshta nuk ishte nje loje shume e bukur, por te rendesishme ishin tre piket.

Une kam vetem nje verejtje per trajnerin Jonuz qe ne fakt e respektoj per ate çfare ka bere deri tani me Vllaznine. Skuadra luan shume prapa. Nuk eshte ajo Vllazni qe kemi pare gjithmone duke luajtur ne sulm. Nuk e di pse ndodh keshtu, por kjo nuk me pelqen”.

Nderkohe i pyetur ne lidhje me ndeshjen e ardhshme, ate qe Vllaznia do te luaje ne Vlore diten e shtune, kengetari i mirenjohur shprehet: “E kemi mundur tre here kete sezon Flamurtarin dhe besoj se do ta mundim serish.

Skuadra po kalon nje moment te mire tashme dhe kuptohet qe duke e vleresuar ne maksimum edhe skuadren vendase, do te dine te marrin nje fitore qe do te ishte diçka e mire per skuadren dhe ecurine e saj te metejshme ne kampionat”.
www.shkodrasport.com