Pas dëmtimit të Kristal Abazajt që humbi dy ndeshjet e Shpresave, ka qenë radha e Esin Hakajt që t’i japë fund grumbullimit me Kombëtaren si pasojë e një dëmtim. Mbrojtësi shkodran u dëmtua që në minutën e 13 në fitoren që Teuta mori ndaj Kastriotit me rezultatin 2-0.

Ky demtim vjen ne nje moment aspak te pershtatshem per futbollistin e Teutes sepse ai po kalonte nje forme shume te mire dhe ka spikatur ne te gjitha ndeshjet e fundit te ekipit te tij duke qene nje nga me te dalluarit.

Ditën e sotme, trajneri Alban Bushi ka shtuar një tjetër emër në listë, duke afruar Ardit Tolin në vendin e Hakajt. Mbrojtësi 21-vjeçar aktivizohet në Ligën e Dytë greke, me skuadrën Kania Kisamikos.

Sezonin e kaluar, Toli luante si i huazuar te Kania duke qenë se kartonin e tij e zotëronin gjigandët e Olimpiakosit. Në merkaton e verës, Kania arriti të blinte kartonin e tij duke qenë se kishte bindur me performancat e tij.