ARDIAN ARRA, nuk e di a do te mund qe ne keto pak rreshta, te them ate qe do doja te thoja, ate qe ndjej e mendoj, ate qe meriton te thuhet e te shkruhet per ty.

Ne vitet qe luajti u afirmua, si nje nga me te talentuarit futbollist Shqiptar. Por, une do ndalem, per me tregue, si lindi dhe u krijua ky talent se une e kam njohur qe kur ishte 5 -6 vjeç, jetonim ne nje lagje, prane ish kinemase “Republika”, banonte ne katin e dyte ne cep te pallatit.

Ishte djali i vetem i Shaban Arres, Mesuesit te popullit, me i vogli i familjes, me dy motra Rudinen e Miken, me diference disa vite prej tyre.

Keshtu qe, duke qene djale i vetem dhe me i vogli eshte rritur me shume dashuri. Kur u rrit e u be 7 – 8 vjeç, filloi te bashkohej me ne e te perfshihej ne lojrat tona.

Para hyrjes se tij, te kulla e GjoMarkajve, ne nje hapesire rreth 400 m katror, me guraleca, luanim, duke vendosur guret si porta dhe me nje top llastiku 50 lekesh, luanim me ore e perdite.

Aty ka luajtur per here te pare Ardiani nuk ishte me i madh se 8 vjeç, ç’te shihnim, ai perdorte topin me nje teknike jo te zakoneshme per moshen e tij, edhe pse ne ishim diçka me te rritur, rreth 2 -3 vjet, na triplonte si pa te keq.

E kishte zakon te na fuste topin mes kembeve sa here te donte…edhe pse ruheshim, prap , nuk e di nga e gjente ate hapesire dhe aty depertonte dhe kalonte.

Ai “tallej” me cdo njerin prej nesh. Ishte e pamundur t’ia merje topin, atehere detyroheshim ta kapnim me duar, ta shtynim, ta rrezonim dhe ashtu te perqafuar ngriheshim.

Askush nuk guxonte ti fliste, askush nuk i’a merte per te keq, te gjithe e donim, ai gezonte autoritetin e me te mirit. Qe atehere pame, se ai nuk ishte si ne, ishte ndryshe, filluam ta shihnim si nje talent.

E ashtu kaluam femijerine, duke luajtur, sa te te kulla e GjoMarkajve, te cimentoja, ngjitur me konviktin, te fusha e shkolles ish ” 11 Janari ” , e perfundonim te parku i zotni Ernesti ( Helepiani ).

Veç ta shihnit zotni Ernestin, sa me vemendje e perqendrim ndiqte çdo levizje te Ardianit, i mahnitur e i mrekulluar para ketij djali ende i parritur.

Ai duket me mire se askush , me pare se askush , me syrin e profesionistit pa , bashke me ne , lindjen e ketij talenti. Ky ishte fillimi i rrugetimit te talentit Ardian Arra.

Pastaj, si u be 14 – 15 vjec shkoi ne shkollen e Mjeshtrise Sportive ne Tirane , me pas mbaroi , Akademine Sportive , per tu kthyer tek ekipi i Vllaznise , ku spikati per tekniken e mjeshtrine e larte , pregatitjen atletike, ku te gjithe kemi pare, se si bente magji me topin, ishte nje xhungler i tij.

Ai ishte Ardiani, qe me durim, zell e stervitje arriti te behej futbollist. Jua them hapur, ai ishte i tille, qe ne fillim te jetes. Une nuk e di sa e ka dashur Ardiani futbollin, por di, sa futbolli e ka dashur ate. Ishte futbolli qe e ndiqte edhe kur ai donte t’i largohej.

Duket, keshtu ndodh me fenomenet, se Ardiani ishte nje fenomen. Iku pa u ç’mallur tifozet me te. Me ty Ardian na ngjau, si ne ato filmat ne Holly₩ood, me dy seri e ti na u shfaqe, si nje aktor i madh, vetem ne serine e pare, madje, vetem ne fillimin e saj.

E atehere kur te prisnim, ah sa shume te kemi pritur, ti ike o fenomeni yne i pafat!! Nje demtim te largoi nga fusha e blerte bash ne kulmin tend, nga ajo fushe qe per aq sa luajte, e perdore si fushe pingpongu.

Ike si nje Kryekalores, ike si nje Gjeneral, qe pasi triumfoi e shndroi futbollin ne art. Eh, si gjeneralet, qe nuk jetojne dot pa beteja ashtu dhe ti, nuk ja dole te rrije larg fushes.

E sa vije ligshtoheshe e vit pas viti te pame te fikeshe gjersa me 7 Tetor, shtate vite me pare mbylle syte e shkove atje lart, ku e kane vendin gjenite, duke na lene dhimbjen e kujtimin e bukur te nje ylli.

Ne ceremonine mortore , tek te percillnim kokeulur e zemervrare, nje tjeter fenomen Sabah Bizi , nen peshen e dhimbjes, me lot ne sy , me ze te pervajshem tha: – ” Ti Ardian Arra ishe dhurata e zotit per futbollin”.

Nje fenomen e din me mire se gjithekush, çdo te thote te humbesh nje fenomen. Une e di, se ti je idhull per futbollistet e rinje. Kur kam pare, se pasi shenoi gol Vucaj i Vllaznise, ne entuziazem, ngriti fanelen e doli potreti yt u dritherova, u perlota.

Askush ne stadium nuk e pati mendjen te goli. Veç te ti, na kishte mare malli, ah sa mall kena per ty. Sot do te donim te te kujtonim ndryshe do doja te kujtonte Ministria e Arsimit dhe Sporteve, te te kujtonte Federata e Futbollit.

Do doja te te nderonte Bashkia e qytetit tend , e qytetit tim por keto nuk e kane mendjen, te tjera “halle ” kane.

Ani, ti je pike loti e malli çdo çast, cdo dite ne shpirtin e Nines e te Renos, te Rudit e te Mikes, ty te kujtojne shoket e femijerise qe rritem shtatin, te kujtojne shoket e sportit, te kujtojne sportdashesit, me ne jane me mijra qytetare shkodrane, qe nderojne emrin e talentin tend, shprehin mirenjohjen, per aq sa dhe per ekipin e zemres.

E me dhimbje e pikellim te thelle qajne fatin e zi te ikjes tende te parakohshme nga kjo jete, per te pushuar qetesisht ne boten e pasosun….
Sokol PARRUCA