Sfida e radhës në Women’s Champions League, shikon Vllazninë e femrave të ndeshet kundër Chelseas në Londër. Sfida e cila do të zhvillohet sot në orën 21:00, pritet me një interes të lartë për tifozerinë kuqeblu, që nuk do të mungojë me prezencën e saj as në këtë transfertë të largët.

Një suprizë tepër speciale i është dedikuar ekipit të vajzave që bën krenar të gjithë Shqipërinë me arritjet e tyre. Një grup tifozësh shkodran të cilët jëtojnë në Angli, janë organizuar për këtë takim dhe jo vetëm,

Ato kane mberritur mbreme ne hotelin ku eshte akomoduar ekipi dhe të gjithë sëbashku i kanë dhuruar një trofe te kristalte për t’u treguar mirënjohjen dhe vlerësimin ndaj arritjes së tyre. “Per vajzat kampione. Nga tifozat kuq e blu, Londer tetor 2022”, shkruhet poshte ketij trofeu.

Por jo vetem kaq. Tifozet i kane dhuruar ekipit edhe nje torte me stemen e Vllaznise duke e zbukuar edhe me shume atmosferen ne kete pragndeshje. Nga ana e tyre futbollistet shkodrane u kane dhuruar ketyre tifozeve shalla dhe fanella te Vllaznise.

Veprimi i tifozeve padyshim qe eshte per t’u pergezuar sepse po i gjenden shume prane ekipit ne çdo moment te qendrimit te tij ne Londer dhe pritet ta mbeshtesin fuqishem edhe ne ndeshjen e mbremjes se sotme qe do te startoje ne 21.00 me oren e Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/