Skuadra e Çelsit arriti një fitore të vështirë në “Red Bull Arena” me rezultatin 1-2 ndaj Salzburg, duke siguruar në këtë mënyrë kualifikimin për në raundin e 1/16. Në këtë takim, pati minuta edhe për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, teksa ai u aktivizua në minutën e 75’ në fushën e lojës.

Në fundin e ndeshjes, Broja pati një moment interesant ku tallej me mbrojtjen kundërshtare. Ai kaloi dy-tre futbollistë dhe shkoi te korneri, ku pastaj mbronte topin me shpinën e tij.

Ndërkohë, pas këtyre veprimeve, disa kanë filluar ta krahasojnë edhe me Didier Drogban. Një vlerësim jo i vogël në fakt, marrë në konsideratë impaktin që Drogba krijoi në Londër.

Fakti qe trajneri vazhdon t’i besoje rregullisht, tregon se sulmuesi i kombetares shqiptare konsiderohet nje element i rendesishem i ekipit te Çelsit dhe padyshim qe nga ndeshja ne ndeshje ai do te marre gjithnje e me shume vemendje.
Maringlen ZHIVANI