Liverpuli nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në përballjen me Mançester Sitin, megjithatë trajneri Jurgen Klop, është i kënaqur me ecurinë e skuadrës së tij deri në javën e tetë.

Në një prononcim pas ndeshjes, ai u shpreh se nëse duhej të zgjidhet këtë ecuri (8 ndeshje 20 pikë) që në fillim të sezonit, do të pranonte pa u menduar fare.

Sakaq, trajneri Klop ka shprehur edhe pakënaqësitë e tij në lidhje me Ligën e Kombeve, duke iu trembur faktit që mund të dëmtohet ndonjë futbollist.

“Nëse dikush do të më thoshte të firmosja për 20 pikë pas 8 javësh, do të doja që kampionati të niste nga java e 9 direkt. Fatkeqësisht, djemtë duhet të largohen tani për të marrë pjesë në turneun më të pakuptimtë në botën e futbollit, në Ligën e Kombeve.

Shpresoj që të kthehen shëndosh e mirë dhe të jenë gati për Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën. Është kohë e vështirë për futbollistët dhe duhet që të mendojmë për ta”, u shpreh Klop./vipsport/