HomeKRYESORESalihi vendimtar në Austri, dopietë dhe tri pikë

Salihi vendimtar në Austri, dopietë dhe tri pikë

Hamdi Salihi është bërë sërish protagonist në Austri. Sulmuesi, aktivizohet që prej verës së 2017-ës te skuadra e Viner Nojshtadit, klub që militon në divizionin e dytë të futbollit austriak.

Shkodrani ishte padyshim njeriu i ndeshjes në fitoren e sotme në transfertën ndaj skuadrës rezervë të Faker Insbrukut.

Skuadra e Salihit fitoi me rezultatin 3-1 me shkodranin, i cili realizoi dy gola, një prej të cilëve me anë të një 11-metërshi.

Sezonin e kaluar 34-vjeçari shënoi 22 gola, duke ndarë vendin e parë në renditjen e golashënuesve bashkë me austriakun Sefedin Çaibi.

Dopieta e fundit e Salihit, datonte katër muaj më parë, por në atë takim Nojshtadi u ndal në një barazim 2-2.

Objektivi këtë vit për Salihin është i njëjtë, sa më shumë gola, dhe pak fat arritja e promocionit në Bundesligë, ku vitin e kaluar u ndalën në ndeshjen “Play-Off” ndaj St. Pëlten.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments