Wednesday, February 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLSamir Mane takon Armand Dukën; presidenti i FSHF-së: Merr ndonjë klub futbolli...

Samir Mane takon Armand Dukën; presidenti i FSHF-së: Merr ndonjë klub futbolli se jeta nuk është vetëm lekë!

Ndërsa vëmendja është përqendruar te projektligji i qeverisë për Ligjin e Sponsorizimeve, ku kalimi për miratim në Kuvend do t’i jepte një hov të madh zhvillimit të sportit në Shqipëri, sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një mik i presidentit Armand Duka, sikurse ai e thotë. Bëhet fjalë për biznesmenin e suksesshëm, Samir Mane, i cili nuk i ka shpëtuar këshillave të Dukës.

Kreu i FSHF-së e udhëzon të marrë menaxhimin e një klubi në Shqipëri, për t’i treguar dhe të tjerëve se si mirëfunksionon një punë e tillë. Fillimisht është Mane që thotë:

“Jam këtu në federatën e futbollit për të takuar presidentin. Përveç si presidenti, ai është edhe shoku im, i cili, do të më mbush mendjen që unë të merrem pak më shumë me financimin e futbollit. Edhe pse mendon se unë nuk marr vesh nga futbolli. Do humb para besojë apo edhe mund të fitojë!”

Presidenti Duka me një karrierë te jashtëzakonshme në drejtimin e futbollit e këshillon: “Jo, në fakt ti nuk merr vesh nga futbolli. Unë nuk dua të mbush mendjen për financim. Sepse të hedhësh disa lekë është gjë e lehtë ose të marrësh ca lekë, të domosdoshme janë lekët.

Por ti (Samir Mane) je më i miri në menaxhim. Kështu që dua të mbush mendjen të menxhosh një klub futbolli. Nuk është jeta vetëm lekë, se ikim. Menxho një klub futbolli, sepse njerëzit e duan futbollin. Ti e menaxhon mirë, pavarësisht se nuk merr vesh teknikisht. Ti nuk ke humbur asnjëherë, kështu që nuk besojë do humbësh. Do fitosh siç ke fituar edhe herët e tjera. Mendoje këtë punë”.    

Padyshim përfshirja e një biznesmeni të fuqishëm si Mane në futbollin shqiptar, do ta çonte në një tjetër nivel këtë sport në Shqipëri. E megjithatë nga sugjerimet, këshillimet e deri te vendimmarrjet është një rrugë e gjatë përpara. S’mbetet gjë tjetër veçse të presim se çdo të ndodhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments