Vllaznia e basketbollit te meshkujve nuk ka te ndalur. Pak minuta me pare ky ekip ka zyrtarizuar edhe blerjen e tij te rradhes. Behet fjale per amerikanin e peste qe firmos per ta dhe ai eshte Colin Voos.

Nga sa ka bere te ditur vete shoqata e basketbollit shkodran permes faqes se saj, ky lojtar luan ne pozicionet 4 dhe 5. Ai pritet te jete nje element shume i rendesishem per Vllaznine si ne kampionat ashtu edhe ne Ligen Ballkanike.

Ja njoftimi i plote i shoqates se basketbollit Vllaznia ne lidhje me kete blerje:

“Vllaznia e basketbollit nuk ndalet ne merkato. 🏀

Klubi i Basketbollit Vllaznia njofton se ka nënshkruar me një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan 27-vjeçarin, Colin Voss, i cili luan në pozicionin 4 dhe 5.

Voss ka një karrierë të pasur sportive duke luajtur në Sllovaki, Zvicër, Itali, Amerikë dhe së fundmi në kampionatin Australian, duke u aktivizuar në 21 ndeshje me një mesatare prej 19.1 pikë për ndeshje”.