Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARESamuel Nikaj: 20 vite punë, me fat që ky përvjetor më gjeti...

Samuel Nikaj: 20 vite punë, me fat që ky përvjetor më gjeti tek skuadra që më ka dhënë më shumë në futboll

Burreli është një nga skuadrat pretendente për një vend në “Play-Off”, pozicion që të jep mundësinë për të provuar shanset për ngjitjen në Superiore. Skuadra aktualisht ndodhet në vendin e 6-të në Kategorinë e Parë.

Në 17 javë kampionat, matjanët ia kanë dalë të sigurojnë 6 fitore, 5 barazime, ndërsa kanë marrë edhe 6 humbje. Rezultatet këto që sërish e kanë mbajtur në “Play-Off”. Për këtë ndihet me fat Samuel Nikaj.

Trajneri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se në 20 vite punë si trajner, fati i mirë e ka zënë në këtë përvjetor te skuadra që i ka dhënë më shumë në futboll.

“20 vite punë dhe fati i mirë që më ka zënë tek skuadra që më ka dhënë më shumë në futboll”, ka shkruar timonieri i matjanëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments