Pogradeci ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat, kesaj vere ne transferte ndaj Vores, ku goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi lituanez, Manfredas Ruzgis, me penallti në minutën e 76-të.
Por duket se ky vendim i arbitrit te ndeshjes per te akorduar 11-metersh per vendasit, eshte kundershtuar ashper nga liqenoret. Madje trajneri Samuel Nikaj pas perfundimit te ndeshjes, ka qene shume i ashper ne fjalet e tij kur eshte shprehur:
“Ekipi luajti dhe u soll mjaft mirë, nuk bëri asnjë gabim dhe meritonte fitoren, as barazimin jo për nga mënyra se si luajti futboll. Ky sport në vetvete ka dhe pjesë të tjera që ndikojnë në rezultat, atë nuk më takon mua ta them, pasi janë personat e tjerë duhet t’i mëshojnë më shumë kësaj.
Megjithatë, ky është futbolli. Drejtuesit duhet ta shohin mënyrën se si funksionon dhe të vendosin pikat mbi ‘i’. Duke nisur që nga ndeshja e ardhshme, Pogradeci duhet të reflektojë, duke nisur nga presidenca, drejtori sportiv, trajneri, që jam unë, dhe të shohim se si do të ecim më tej, sepse kështu nuk vazhdohet. Kemi 6 ndeshje në vendnumëro”.