Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARESamuel Nikaj: Burreli, jo në lartësinë e duhur

Samuel Nikaj: Burreli, jo në lartësinë e duhur

Ndeshja e zhvilluar të shtunëm në “Liri Ballabani” mes Burrelit dhe Kastriotit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Ndryshe nga përballja e fazës së parë, e luajtur në “Redi Maloku”, ku takimi u mbyll 1-1, këtë herë sfida ruajti bardhësinë e shifrave.

Barazimi i kushtoi Burrelit jo vetëm dy pikë, por edhe dy pozicione në renditje, duke zbritur në vendin e nëntë. Trajneri Samuel Nikaj, në një prononcim për mediat, u shpreh: “Ndeshja ndaj Kastriotit pati dy tablo. Në pjesën e parë nuk ishim në lojën tonë, na mungoi qetësia dhe qartësia para portës kundërshtare.

Pjesa e dytë ishte e kundërta e së parës, ushtruam presion, por miqtë u mbrojtën mirë dhe nuk lanë hapësira. Edhe ato pak raste që krijuam nuk i shfrytëzuam si duhet. Për atë që dhanë skuadrat në fushë, barazimi ishte rezultati më i drejtë”.

Ndërkohë, Burreli ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Korabit, një përballje e vështirë për të besuarit e Nikajt, sidomos duke pasur parasysh se dibranët vijnë pas një fitoreje të thellë në Fier ndaj Apolonisë. Pas 16 javësh kampionat, Burreli renditet në vendin e nëntë me 20 pikë dhe me një golavarazh 13-21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments