Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTESamuel Nikaj e mbyll me Flamurtarin. Kërkon një skuadër në Shqipëri

Samuel Nikaj e mbyll me Flamurtarin. Kërkon një skuadër në Shqipëri

Titulli kampion i fituar me Flamurtarin e Prishtinës, nuk i ka mjaftuar trajnerit shkodran Samuel Nikaj të rinovojë kontratën me këtë ekip. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai teksa ka falenderuar të gjithë futbollistët, stafin e tij dje drejtuesit e klubit për bashkëpunimin që kanë patur për gjatë gjithë sezonit. Megjithatë Nikaj nuk ka bërë asgjë të ditur për shkaqet që çuan në këtë “divorc”. Opsionet e mundshme në fakt janë dy.

I pari, ka të bëjë me atë se trajneri nuk është bindur nga objektivat që do ketë skuadra në Superligën e Kosovës sepse e pat  deklaruar edhe më parë se nëse ato do ishin sa për të qëndruar në kategori, ai nuk do të qëndronte. Opsioni i dytë i mosqëndrimit në Prishtinë mund të jetë ana financiare. Shkodrani kuptohet që do të kishte kërkesa më të larta financiare se një sezon më parë dhe në fakt e meritonte këtë gjë sepse e mori Flamurtarin në vendin e tetë dhe e shpalli kampion kur ndoshta askush nuk e mendonte. Megjithatë asnjëra nga këto arsye nuk kanë shumë rëndësi sepse bashkëpunimi i tij me klubin kosovar u mbyll këtu dhe pa dëshirën e tij. Tashmë Samuel Nikaj me siguri që do të kërkojë të gjejë një skuadër tjetër për të drejtuar por këtë herë në Shqipëri.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments