Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESamuel Nikaj "i bën tifozët me zemër". Fitore në sekondat e fundit...

Samuel Nikaj “i bën tifozët me zemër”. Fitore në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë

Java e katërt e kampionatit të kategorisë së parë të Kosovës ka dhuruar një tjetër fitore për ekipin e trajnerit shkodran Samuel Nikaj.

Vushtrria e tij vetëm në sekondat e fundit ia ka dalë të marrë trepikëshin në një ndeshje që përpak sa nuk shkaktoi dramë për këtë skuadër.

Megjithatë në fund i janë gëzuar fitores 2-1 ndaj KF Vllaznia. Kjo e fundit ka qenë në udhëheqje të rezultatit deri në fund dhe pikërisht atëherë kur askush nuk besonte më, djemtë e trajnerit Nikaj ia kanë dalë të shënojnë dy herë dhe ta fitojnë ndeshjen.

Me 9 pikë tashmë, Vushtrria ndodhet në vendin e dytë të renditjes megjithatë objektivi është për të kapur sa më shpejt të parin.

Për ta arritur këtë, padiskutim që nuk duhet të rrezikojnë si sot. Objektivi eshte padyshim ngjitja ne Superlige dhe nese do ta bente edhe me Vushtrrine, kjo do ishte skuadra e trete rradhazi qe arrinte kete sukses nen drejtimin e trajnerit Nikaj.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments