Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka dhuruar spektakël sonte në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit në përballjen me Studentin kryesues të kampionatit. Pavarësisht se ka humbur 1-3 skuadra e trajnerit Artan Kalaja ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke dhuruar kënaqësi tek të pranishmit në pallatin e sportit. Seti i parë i ndeshjes në fakt ka qenë i dobët për shkodranët që e kanë humbur atë në shifrat 12-25. U duk se Studenti do ta kishte të lehtë fitoren por nuk do ishte kështu. Në të dytin, ka një rivalitet të madh dhe në fund, falë përvojë fitojnë vendasit në shifrat 25-23. Në të tretin ndërkohë kemi një Vllazni që luan më mirë dhe e fiton atë me rezultatin 25-20. Të krijohet përshtypja se mund të kishim set final në këtë ndeshje. Dhe në fakt, kjo gati u arrit sepse në të katërtin ka qenë betejë e vërtetë. Skuadrat kalojnë sa njëra aq edhe tjetra në avantazh, loja ka shkuar pikë më pikë, madje është shtyrë derisa në fund e ka fituar këtë set Studenti në shifrat 31-29 dhe për rrjedhojë gjithë ndeshjen 3-1. Pavarësisht humbjes pra Vllaznia pra ka bërë një ndeshje shumë të bukur duke treguar se do jetë një rivale e denjë deri në fund për titullin kampion.

www.shkodrasport.com