Marrja e kroatit Vuk do sjellë edhe një spostim të kapitenit Belisha nga pozicioni I mbrojtësit të qendrës ku luajti në ndeshjen e kaluar, në atë të lojtarit të krahut të majtë të këtij reparti. Trajneri Vata I beson më shumë mesa duket aftësive të kroatit në qendër, aq më tepër që ai e njeh shumë mirë lojën në vijë të drejtë ndërkohë që për Belishën ka thënë: “Belisha do kthehet në pozicionin e tij natyral, atë të mbrojtësit të majtë ku ka luajtur gjithmonë”.

Në fakt kapiteni I kuqebluve ka provuar të luajë në shumë pozicione gjatë karrierës së tij por më së shumti, ka luajtur në mesfushë, në qendër të saj. Sa I takon lojtarëve të tjerë që do luajnë, formacioni thuajse është I zbardhur tashmë. Vujadinoviç do jetë në portë, Gocaj në të djathtë të mbrojtjes, Sykaj bashkë me Vuk në qendër dhe Belisha pra në të majtë. Para dyshes së qendrës të mbrojtjes do jetë andoriani Moreno në rolin e shkatërruesit apo ndërlidhësit të mbrojtjes me mesfushën. Trajneri Vata I beson shumë përvojës së këtij lojtari dhe prandaj do shihet në fushë kjo gjë sot. Para Morenos do jenë të vendosur katër lojtarë, Smajli në të djathtë e Hajdari në të majtë ndërsa në qendër do jenë Bardulla dhe Hasani. Në sulm I vetëm malazezi Jabllan. Me këtë 11-she, Vata do kërkojë suksesin në këtë takim I cili konsiderohet shumë I rëndësishëm për të ardhmen e Vllaznisë dhe pretendimet e saj të mëtejshme në kupë. Trajneri e ka përcaktuar edhe formacionin. Duke folur në lidhje me këtë çështje, ai ka thënë kështu dje: ”Vllaznia do luajë me skemën 4-1-4-1, çka do të thotë se do luajmë me shumë kujdes në lojën mbrojtëse, por do mundohemi të dalim edhe me shumë forca në sulm. Ideja ime është fikse për këtë ndeshje për të luajtur në këtë mënyrë dhe shpresoj që ajo të na japë rezultat”. Logjika është e thjeshtë: Kuqeblutë do lënë vetëm një sulmues në majë dhe do luajnë me një mesfushë të ngjeshur prapa. Pikërisht me qëllim për ta bllokuar mesin e fushës të ekipit kundërshtar në mënyrë që ai të mos organizohet.
www.shkodrasport.com