Samuel Nikaj ka reaguar rreth kritikave sistematike që bëhen kundër kombëtares shqiptare. Trajneri i njohur shkodran bën apel të gjithë atyre që nuk kanë lidhje me futbollin, për ta mbeshtetur ekipin kombëtar siç kanë mundësi.

Gjithashtu ka një thirrje dhe me televizionet për të ftuarit në panel. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Nikaj shkruante:

“Me të kritiku profesor Hafizi ka sens, por shumë TV duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e analistëve. Minimalisht duhet të jenë ose ish-trajnerë të suksesshëm ose ikona të futbollit që nuk duan të bëhen trajnerë.

Pleqni pas kuvendit është kollaj për të bërë. Gjykatësit më të mirë janë këto që harxhojnë lekë me pa futboll dhe jo analistët e kafeve dhe disa familjarë sportistësh që nuk luajnë në formacion”.