Levizjet e lojtareve nga Partizanit vazhdojne. I rradhes qe i jep fund aventures se tij me kete skuader eshte sulmuesi Gresild Lika.

Ka qenë vetë ai i cili me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ka njoftuar largimin nga klubi i kuq:

“Përshëndetje! Pas dëshirës sime të madhe për të dhënë kontribut në skuadrën e zemrës, duke parë dhe hapësirat shumë të vogla në dispozicion, sot ka ardhur koha të mbyll bashkëpunimin me Partizanin.

Normalisht që ndjej keqardhje, por gjërat nuk ishin të gjitha në dorën time. Duke falënderuar drejtorin Olsi Rama dhe shokët e skuadrës, por padyshim dhe ‘Ultras Guerrils’, të cilët do të jenë gjithmonë në mënyrë speciale në zemrën time.

Është koha t’iu them mirupafshim! GL”, ishte postimi i 24-vjeçarit, i cili ka interes nga disa klube në vendin tonë dhe në Kosovë.

Lika gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Dinamos, Korabit, Luftëtarit, Bylisit dhe Arbërisë në Kosovë.