Burreli nuk ndalet në merkato, merr edhe një mesfushor. Këtë herë “pazar” kanë vendosur që të bëjnë në Mal të Zi, më konkretisht te Deçiçi (skuadër që e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë).
Bëhet fjalë për Leon Ujkajn, mesfushorin 23-vjeçar. Ai është aktivizuar në 9 ndeshje nga 19 të mundshmet dhe ndoshta mungesa e hapësirës ka bërë që të zgjedhë Shqipërinë për të vijuar karrierën.
Marrëveshja është arritur tashmë, madje lojtari edhe është prezantuar prej matjanëve. Ka qene nje kerkese e trajnerit Nikaj per ta patur ne skuader kete lojtar e cila eshte plotesuar nga drejtuesit e klubit qe tashme e kane bere pjese te tyre.
Kujtojmë se tek ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj më herët ka afruar edhe kosovarin Ardjan Shaljanin, ndërsa janë shumë pranë akordit edhe me Erisotel Kolecin e larguar dje nga Besa.