Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESamuel Nikaj sot në Kosovë. Merr një vendim të rëndësishëm për Vushtrrinë

Samuel Nikaj sot në Kosovë. Merr një vendim të rëndësishëm për Vushtrrinë

Trajneri shkodran Samuel Nikaj siç është bërë e ditur, në sezonin e ri do të drejtojë ekipin e Vushtrrisë në Kosovë.

Ai merr pjesë në kategorinë e parë të futbollit të këtij vendi dhe do të ketë misionin e ngjitjes në Superligë.

Nikaj ndërkohë sot do të udhëtojë drejt Vushtrrisë sepse ka marrë një vendim të rëndësishëm. Duke filluar nga nesër, ekipi do të nisë përgatitjet në fushën e stërvitjes.

Koha e pushimeve tashmë ka mbaruar për futbollistët dhe do nisë puna. Deri më tani drejtuesit e klubit kanë bërë përpjekjet e duhura për plotësimin e skuadrës me lojtarët e duhur dhe deri diku ia kanë arritur.

Kanë mbetur edhe dy pika për t’u plotësuar dhe kjo pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Objektivi i Vushtrrisë është i qartë: ngjitja në Superligë dhe për këtë arsye, skuadra duhet të jetë e plotësuar me lojtarë cilësorë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments