HomeKRYESORE'Sançez do të ketë fundin e Torresit', flet ish-sulmuesi i Anglisë: Kam...

‘Sançez do të ketë fundin e Torresit’, flet ish-sulmuesi i Anglisë: Kam vënë bast për Juven në Champions

Peter Krauç as që ka ndërmend të bëjë shoqëri me tifozët e Interit, të paktën kjo kuptohet qartë nga deklarata e bërë dje për anglezen “Daily Mail” në lidhje me blerjen e Aleksis Sançezit nga ana e zikaltërve. Në të njëjtën kohë tregon se ka vënë bast për Juven, fituese të Ligës së Kampioneve:

“Sançez ishte një forcë e natyrës, një përbindësh. Në kohët kur luaja për Stokun, më mahniti. Mbaj mend një ndeshje të janarit 2015. Ne po fitonim 1-0 ndaj Arsenalit, por me të zbritur në fushë Sançez, na shënoi dy gola dhe përmbysi gjithçka. Në atë periudhë, ishte po aq i fortë sa Henri dhe Van Persi.

Kur u transferua te Junajtid mendoja se do të shënonte me breshëri dhe do të fitonte shumë trofe, por papritur ngeci në vend, humbi. Shumë thanë që fajin e kishte thesi me para që fitonte çdo javë, por fundja nuk ishte faji i Sançezit që i dhanë aq shumë.

Tani kaloi tek Interi, skuadër ku ndoshta për shumë do të rilindë. Por, frika ime është se Sançez do të ketë fundin e Torresit, i cili kaloi te Milani, por nuk u kthye më kurrë në ritmet e Liverpulit”.

Kush e fiton Champions-in? Shoh mjaft mirë Sitin dhe Liverpulin, por kam besim te bardhezinjtë. Anglezët e kuotojnë me koeficient 10 për fitoren e turneu. Nuk i rezistova dot, vura bast për Juventusin në Champions”, tha Krauç./panorama-sport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments