Partizani ka zyrtarizuar drejtorin e ri sportiv. Klubi i kuq me anë të një komunikate zyrtare në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” kanë njoftuar se postin e drejtorit sportiv do ta marrë Elton Marini. Partizani ka bërë me dije se Marini do të nisë menjëherë punën në rolin e drejtorit sportiv.

KOMUNIKATA E KLUBIT TË PARTIZANIT –

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht Drejtori Sportiv i të kuqve. Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv.

Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998.