Tek Vllaznia festa e fitores te Kupes se Shqiperise ka vijuar deri ne oret e para te mengjesit te sotem dhe ketu eshte mbyllur gjithçka. Paraditen e sotme nderkohe disa prej futbollisteve joshkodrane, kane lene qytetin dhe madje edhe Shqiperine, per te shkuar prane familjeve te tyre.

Kuptohet qe pyetja e pare qe lind ne raste te tilla eshte se kur do te rikthehet ekipi ne stervitje? Kesaj pyetje i ka dhene pergjigje vete trajneri Mirel Josa kur eshte shprehur: “Do jemi pushim deri me 10 qershor, dite kur do te rikthehemi me pas ne stervitje”.

Kuptohet qe lojtaret nuk mund te kene me kohe per te pushuar pasi ndeshjet e Kupave Europiane do te vijne shume shpejt. E para do te jete me 7 korrik dhe per kete arsye, stervitja duhet te filloje pa humbur shume kohe.

Ne ditet ne vijim mbetet per t’u percaktuar vendi se ku do te zhvillohet faza pergatitore apo dhe perberja qe do te kete ekipi ne ndeshjet e “Conference League” ku do te marre pjese./SHKODRA-SPORT.COM/