Erdenis Gurishta fitoi për herë të dytë radhazi Kupën e Shqipërisë si kapiten i Vllaznisë. Mbrojtësi i djathtë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas fitores 2-1 ndaj Laçit.

Dy ekipet veriore prodhuan një ndeshje të bukur në “Air Albania”, por në fund festuan kuqeblutë shkodranë pas 120 minutave lojë.

“Fanella e Vllaznisë mund të njolloset me djersë, baltë, madje edhe me gjak por asnjëherë me turp”, shkruan kapiteni i ekipit shkodran.

Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të tetë në histori, teksa Gurishta bëhet i parë kapiten i Vllaznisë me dy Kupa të fituara.