Finalja e mbremshme ne “Air Albania” nuk ka qene vetem ne vemendjeve e ekipeve qe e luajten ate, por edhe tek ai i Kukesit qe kishte nje interes te drejteperdrejte tek rezultari i saj.

Por Laçi humbi 2-1 me Vllazninë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit e kanë siguruar vendin në Kupat e Evropës, teksa u renditën të dytët në Superligë, ndërsa me fitoren e djeshme edhe Vllaznia është në Conference League.

Shkodranët në sezonin e rregull në elitën e Shqipërisë dolën në vendin e pestë, teksa në të katërtin u rendit Kukësi. Verilindorët mbeten pa Europë, teksa shpresuan te një fitore e Laçit.

Nëse kurbinasit triumfonin në Kupë, atëherë skuadra e renditur e katërta në Superligë (në këtë rast Kukësi) do merrte pjesë në Europë. Veç zhgënjimit të Laçit, duket se edhe Kukësi nga ngelur i pakënaqur nga fitorja e Vllaznisë.