HomeKRYESORESapo ishte kthyer nga dëmtimi, Kumbulla ka sërish probleme dhe humbet sfidën...

Sapo ishte kthyer nga dëmtimi, Kumbulla ka sërish probleme dhe humbet sfidën me Mançester Junajtid

Marash Kumbulla zbriti mbrëmjen e djeshme titullar me Romën në ndeshjen që këta të fundit luanin në Olimpico, ndaj Sampdorias. Mbrojtësi i kombëtares kishte munguar prej disa javësh si pasojë e një dëmtimi në gju, në kohën kur ishte i grumbulluar me Shqipërinë.

Mirëpo, kur u mendua se gjithçka ishte lënë pas, Kumbulla shfaqi sërish shqetësime dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 63. Në fakt, mbrojtësi ndjeu shqetësime prej pjesës së parë teksa pati një duel me Thorsbi dhe gjuri bëri të shqetësohej stafin teknik që për disa minuta u kujdes për të.

Por, në pjesën e dytë, Kumbulla u dorëzua teksa pati probleme në shpinë dhe u zëvendësua nga Ibanez, ndërsa tashmë lojtari i kombëtares do të humbasë edhe ndeshjen e së enjtes në Europa League ndaj Mançester junajtid, teksa mbetet për t’u kuptuar koha e rikthimit në fushë. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments