Mauricio Sarri ka folur në konferencë për shtyp para përballjes së nesërme në shtëpi ndaj Sasuolos.

Tekniku i bardhezinjve u shpreh se Kristiano Ronaldo është një lojtar fondamental dhe se po rikuperohet. Ndërsa, i pyetur nëse në rritjen e performancave të De Ligt ka ndikuar ndihma e Barxaljit, Sarri tha se ish-mbrojtësi është një burim i madh. “ Ronaldo është fondamental për ne dhe po rikuperohet. Alternimet në sulm janë të zakonshme, kemi tre futbollistë të nivelit botëror të cilët po bëjnë shumë mirë. Ronaldo është stërvitur ditën e djeshme si në grup ashtu edhe vetëm.

Lojtarët që janë mësuar me golin gjithnjë kanë ankthin e golit kur kalojnë dy apo tre ndeshje pa shënuar. Kjo vlen për Ronaldon dhe të tjerët. De Ligt përmirësohet nga Barxalji? Barxalji është një burim i pashtershëm. Nga ana individuale mund t’i transmetojë shumë De Ligt.

Duke luajtur çdo tre ditë nuk punohet shumë në fushë, por mund të qëndrojnë për 15 minuta dhe të studiojnë disa lëvizje. Djaloshi po mësohet të mënyrën e lojës në Itali.

Topi i Artë? Nuk e di kush e fiton. E qartë që nëse më pyesni mua, them Ronaldo. Nëse nuk është kështu, më vjen keq sepse është një futbollist me nivel që do të jetë gjithnjë në garë për këtë çmim. Dibala mund të bëhet një kandidat për ta fituar, edhe pse çmimet individuale, sidomos të akorduar nga gazetarët, pak më interesojnë”, u shpreh Sarri./vipsport/