Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESassuolo U20 fiton në ndeshjen e Kupës ndaj Fiorentinës. Shkëlqejnë dy shkodranët...

Sassuolo U20 fiton në ndeshjen e Kupës ndaj Fiorentinës. Shkëlqejnë dy shkodranët Guri e Kulla

Sassuolo U20 ka luajtur sot në turin çerekfinal të Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës dhe ka fituar me rezultatin 1-0. Një fitore mëse e merituar e këtij ekipi dhe një kontribut shumë të madh në arritjen e saj kanë luajtur edhe dy futbollistët shkodranë që janë pjesë e tij, portieri Gabriel Guri dhe sulmuesi Gabriel Kulla.

Fiorentina ka luajtur më mirë në pjesën e parë dhe ka krijuar disa raste shënimi në portën e Sassuolos, por të paktën në tre raste ka qenë portieri Guri shpëtimtari i skuadrës së tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, në minutën e fundit të pjesës së parë violët kanë fituar një 11-metërsh.

Ka qenë Braschi i cili e ka gjuajtur atë, por Guri e ka grushtuar topin jashtë vijës fundore dhe si rrjedhojë pjesa e parë është mbyllur në shifrat e barabarta 0-0. Në të dytën loja e Sassuolos rritet, edhe pas aktivizimit të Kullës i cili do të krijonte një rrezikshmëri të madhe për mbrojtjen e Fiorentinës.

Në minutën e 71-të do të ishte Negri që do të shënonte golin e vetëm të ndeshjes dhe kësisoj Sassuolo ka marrë një fitore me shumë vlerë. Trajneri i saj ka përgëzuar në veçanti portierin Guri por edhe sulmuesin Kulla për lojën shumë të mirë në pjesën e dytë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments