Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREScutari U17 fitore me vlerë ndaj Kukësit dhe ngjitje drejt kreut të...

Scutari U17 fitore me vlerë ndaj Kukësit dhe ngjitje drejt kreut të renditjes

Ekipi Scutari U17 qe merr pjese ne kategorine e pare te kesaj grupmoshe ka marre sot nje fitore me vlere ne javen e nente te kampionatit me te cilen ka vijuar te jete ne mes skuadrave pretendente te grupit A.

Paraditen e sotme, djemte e drejtuar nga trajneri Erjon Hasaj kane luajtur ne transferten e Kukesit ndaj skuadres vendase dhe kane fituar me rezultatin e thelle 6-2.

Ndeshja ka nisur me gol per shkodranet. Ne minuten e 10-te ka qene Mataj qe ka zhbllokuar rezultatin dhe shtate minuta me vone do te shenonte Delaj edhe golin e dyte. Ne pjesen e pare Scutari do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te Çeleshit dhe Gurit dhe kjo pjese kesisoj do te mbyllej me shifrat 4-0.

Ne fillimin e se dytes, Mataj do te shenonte edhe golin e peste, te dytin personal ndersa ne minuten e 63-te Kastrati do te shenonte golin e pare per Kukesi U17. Megjithate pa kaluar pak sekonda do te vinte edhe goli i gjashte per Scutarin me autor Papajn.

Ne minuten e 74-te nderkohe Kukesi do te shenonte edhe golin e dyte me ane te Selimaj dhe ketu do te mbyllej gjithçka. Scutari do te fitonte me shifrat 6-2 dhe me kete fitore ai ngjitet ne kuoten e 18 pikeve duke qene shume prane Beselidhjes, Vores dhe Shkendise B dhe qe jane ekipet pretendente.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments