Bayern Munchen është skuadra e parë gjermane që ka rifilluar stërvitjen. Një përgatitje ndryshe, të cilën e sqaron Lucas Hernandez. Mbrojtësi francez e nis me një koment për vazhdimësinë e sezonit të Champions League.

Në një prononcim për L’Equipe, 24-vjeçari tregohet pesimist, beson se kompeticioni më i rëndësishëm për klube nuk do të nisë më për këtë sezon, duke e lidhur mendimin e tij me gjendjen e vështirë të shkaktuar nga COVID-19.

“Champions League përfshin të gjithë vendet e prekura nga koronavirusi. Do të jetë e vështirë që të gjithë skuadrat të dalin nga kufinjtë e tyre dhe të udhëtojnë drejt Italise, Spanjës, Anglisë apo Francës. Duhet të jemi realistë, mendoj se nuk do të mbyllet ky sezon i Champions League.

Bayerni? Po stërvitemi të ndarë në grupe me nga katër lojtarë. Nuk takohemi fare me të tjerët dhe nuk po stërvitemi në të njëjtat fusha. Janë ndryshuar edhe dhomat e zhveshjes”, deklaron mbrojtësi francez i kampionëve të Gjermanisë. /abcnews/