Kombëtarja Shqiptare ka kryer ditën e sotme seancën e dytë stërvitore para miqësores ndaj Norvegjisë.

Ditën e sotme e janë shfaqur në stërvitje dy mbrojtësit, Hysaj dhe Gjimshiti, të cilët mungonin në seancën e djeshme.

Hysaj kishte kërkuar një ditë më shumë pushim. Shkodrani ka kryer stërvitje të diferencuar paradite, ndërsa mbasdite do t’i bashkohet grupit. Ndërsa, Gjimshiti mungoi ditën e djeshme për arsye familjare.

Portieri Etrit Berisha nuk i është bashkuar grupit as ditën e sotme. Gardiani vuan nga një dëmtim i lehtë muskulor dhe ka kryer vetëm disa vrapime të lehta.

Stërvitja e ekipit përgjatë ditës së sotme është fokusuar më shumë në qarkullimin e topit. Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë disa personazhe të njohur të sportit si Ervin Skela, Elvin Beqiri, etj.